Shkupi po zien nga tensionet politike, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, hodhi akuza të rënda në drejtim të Arben Taravarit, duke sugjeruar se ky i fundit po kthehet në “përqafimin” e Ali Ahmetit dhe BDI-së.
“E kam dëgjuar atë që tha. E qartë është – zoti Taravari dhe disa të tjerë rreth tij janë të vendosur të rikthehen në përqafimin e BDI-së. Nëse kjo është zgjedhja e tyre, i uroj fat, por më vjen keq. E pakta që prisja nga ai ishte një kthesë e tillë”, tha Mickoski me tone të forta, duke shtuar se pret një takim përmbyllës me Taravarin brenda javës.
Kjo deklaratë vjen pasi lideri i Aleancës për Shqiptarët, Taravari, tha se partia e tij “më mirë të jetë në opozitë”, një sinjal që shumë e lexuan si ftohje nga koalicioni aktual dhe afrim me BDI-në.
Mickoski nuk kurseu fjalët: “Ky është një vendim i një grupi të vogël, jo i gjithë anëtarësisë së ASH-së. Është për të ardhur keq që po kthehen në përqafimin e atyre që e kanë kriminalizuar Maqedoninë për dy dekada.”
Lëvizjet politike në skenën shqiptare në RMV po ndodhin me shpejtësi – a po rikthehet ASH në rrugën e vjetër, apo ky është vetëm fillimi i një loje të re? Të presim zhvillimet e javës!