Kosovë Lajme

Tomë Gashi del në mbrojtje të Kurtit: Shpifjet për spiunazh ofendojnë popullin, jo Kurtin

Avokati i njohur Tomë Gashi ka reaguar ashpër ndaj akuzave që janë bërë ditëve të fundit ndaj Kryeministrit Albin Kurti, duke i cilësuar si shpifje absurde pretendimet se Kurti është “spiun” i Serbisë apo i Rusisë. Në një postim publik, Gashi tha se këto akuza nuk e dëmtojnë aspak Kurtin, por përçudnojnë ata që i shpërndajnë.
“Albini i fitoi 48 deputetë, ju mezi 3 ose 4”, shkruan Gashi, duke ironizuar përfaqësuesit politikë që, siç thotë ai, shpifin për Kurtin ndërkohë që janë refuzuar nga qytetarët në zgjedhje.

Ai shton se mbi 400 mijë qytetarë të Kosovës e kanë votuar Kurtin, dhe sipas tij, është ofendim i rëndë të nënkuptohet se një numër kaq i madh i votuesve nuk di të dallojë të drejtën nga e shtrembra.
“Populli e di mirë kush është Albin Kurti dhe kush janë ata që përpiqen ta njollosin”, shkruan Gashi, duke bërë thirrje që debati politik të mos shndërrohet në fushatë shpifjesh.

Sipas tij, nuk është Kurti ai që dëmtohet nga këto fyerje, por është kredibiliteti i atyre që për përfitime personale janë gati të shesin gjithçka.

Exit mobile version