Sport

Tifozat Kuq e Zi: “Nuk ka pajtim mbi gjakun e 13 mijë shqiptarëve”

    Tifozat Kuq e Zi të shtunën në rrjetet sociale kanë publikuar disa fotografi me mbishkrime me më të ndryshme.

    Në njërin prej fotografive shkruhet se “Nuk ka pajtim mbi gjakun e 13 mijë shqiptarëve”. Ka edhe disa fotografi me mbishkrime si “historia nuk harrohet për një evropian”, “fëmijët tanë nuk panë evropian, panë luftë” e disa të tjera.

    Tifozat Kuq e Zi nuk do të jenë të pranishëm në tribunat e stadiumit “Air Albania” në Tiranë për ndeshjen Shqipëri – Serbi që luhet sonte nga ora 20:45.

    Dueli Shqipëri – Serbi i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

    Interesimi për ta përcjellë nga afër ndeshjen Shqipëri – Serbi është shumë i madh. Stadiumi do të jetë i stërmbushur.