Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përshëndetur sukseset e Kombëtares Shqiptare në prag të Euro 2024. Në një postim në Facebook, ai shkruan:
“T’fala Parisit, gola Beogradit… Bashkë me nipat në mbështetje të kombëtares”, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për unitet dhe krenari kombëtare.
Me këtë postim simbolik dhe emocional, Ibrahimi jo vetëm që shpreh dashurinë për futbollin dhe Kombëtaren, por edhe forcon lidhjen me gjeneratat e reja – në këtë rast, përmes një çasti të veçantë me nipat e tij.