Lajme Maqedoni

Tetova dhe Zhelina lidhen përmes rrugës së re Pallaticë-Tetovë

    Një rrugë e re që lidh fshatin Pallaticë me qytetin e Tetovës është inauguruar sot, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe lidhjes ndërkomunale në rajonin e Pollogut.

    “Ky projekt përfshinë 1500 metra të gjatësi të rrugës, 5 metra gjerësi asfalt dhe deri në 6 metra bankinat, 500 metër mur mbrojtës si dhe një urë të gjatë prej 11 metrash e cila rrugë në total kap vlerën e 27 milionë denarë, e cila 20 milionë denarë i siguroi qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe 7 milionë denarë janë ko-financim nga buxheti komunës Zhelinës”, tha Blerim Sejdiu, Kryetar i komunës së Zhelinës.

    “Po lidhim fshatrat me qytetin, po krijojmë kushte më të mira për jetesë. Ky është ndryshimi që po ndodh përmes punës dhe përkushtimit në çdo komunë shqiptare.”, tha kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

    Rruga pritet të lehtësojë qarkullimin e mbi 10 mijë banorëve të Zhelinës dhe zonave përreth, duke ndikuar drejtpërdrejt në qasjen ndaj shërbimeve urbane dhe zhvillimin lokal.

    Qeveria dhe përfaqësuesit e VLEN-it theksojnë se ky është vetëm një nga projektet që nga muaji tetor po realizohen në komunat shqiptare, me qëllim transformimin e tyre përmes zhvillimit të qëndrueshëm dhe investimeve infrastrukturore.