Kosovë Lajme

Tatuazhi i lojtarit nga Kosova, temë edhe në Kroaci: Tre serbët shkaktarë

Futbollisti nga Kosova, Mirlind Daku, anëtar i kombëtares së Shqipërisë, është temë sot edhe në mediumin kroat “Index”.

“Ai i fyeu serbët me megafon pas ndeshjes me Kroacinë. A është kjo arsyeja pse nuk shkon te Zeniti?”, është titulli i mediumit kroat.

“Mirlind Daku pati një sezon të shkëlqyeshëm me ekipin Rubin të Rusisë.

closevolume_off
Sulmuesi shqiptar shënoi 15 gola dhe ka pas tetë asistime për ekipin e shtatë në kampionat, gjë që përmirësoi performancën e sezonit të kaluar prej dhjetë golash dhe katër asistesh. Falë lojërave të mira, u shfaq interesimi nga nënkampioni Zenit.

Klubi nga St. Petersburgu mendoi për sjelljen e Dakut, por transferimi dështoi”, shkruan media kroate duke e paraqitur edhe Dakun me tatuazhin e heroit të Kosovës, Katana.

Në një intervistë për gazetën ruse, trajneri Rinat Bilyaletdinov (67) theksoi se sjellja e Dakut në të kaluarën mund të jetë arsyeja pse futbollisti shqiptar nuk shkoi në Zenit”, shkruan media kroate.

“Daku ka një tatuazh në shpinë kushtuar të ndjerit Agim Ramadani – Katana, komandantit shqiptar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizatë ushtarake e shqiptarëve etnikë që kërkonte pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

Pranë tatuazhit, shkruan Katana 138. Ramadani u vra në Koshare në vitin 1999 dhe sot rruga kryesore në Prishtinë mban emrin e tij. Daku lindi në Kosovë dhe gjithashtu luajti për ekipin e tyre kombëtar. Sjellja e tij i zemëroi serbët”, shkruan më tej.

Duke pasur parasysh që futbollistët serbë Strahinja Erakoviq, Ognjen Misimoviq dhe Sasha Zhdjellar luajnë për Zenitin, Bilyaletdinov tha se ardhja e Dakut mund të shkaktojë probleme në teshatore.

“Ndoshta klubi mori një vendim të arsyeshëm. Në një moment mund të ketë një ndikim negativ në ekip dhe kjo është arsyeja pse transferimi dështoi “, – tha Bilyaletdinov.

Exit mobile version