Ministri i shëndetësisë, Arben Travari ka përshëndetur bashkimin e partnerëve të koalicionit VLEN në një parti të vetme . Ai ripërsëriti se ASH do të dalë me lista të veta për këshilltarë komunal, ndërsa se përjashtoi as mundësin e daljes edhe me kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale.
“Jam i kënaqur që VLEN u bashkua. U uroj sukses. Është më mirë një parti sesa tri. Ne si Aleancë do të dalim me lista të tona për këshilltarë dhe, ndoshta, edhe me kandidatë për kryetarë komunash”, tha Taravari.
Sa i përket veprimit të pesë deputetëve të ASH-së në Kuvend,tani që “VLEN” do të ketë grupin e saj parlamer, tha se ende nuk kanë marrë një vendim se si do të veprojnë , por se janë të gatshëm të vazhdojnë si një grup parlamentar i vetëm.
Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Taravari tha se është kundër tyre, pasi, sipas tij, Qeveria ka një shumicë të qëndrueshme, pavarësisht nëse Aleanca është ose jo pjesë e saj.
“Ne nuk jemi për zgjedhje të parakohshme. Qeveria ka shumicë të qëndrueshme, pa marrë parasysh nëse jemi apo nuk jemi në Qeveri. Qëllimi ynë është të fitojmë sa më shumë komuna, natyrisht atje ku mundemi”
Se cili do të jetë rrugëtimi I Taravarit, sidomos tani që koalicioni VLEN do të veproj si një subjekt i vetëm politik, mbetet të shihet pas tet a tet takimit Mickoski- Taravari I cili pritet të realizohet pas 1 majit.