Lajme Maqedoni

Taravari nga Sllupçani: UÇK-ja me gjak dhe jetë hapi rrugën drejt Marrëveshjes së Ohrit

Screenshot

    Sllupçan, 2 maj 2025 – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka vizituar sot fshatin Sllupçan në kuadër të përkujtimit të 24-vjetorit të fillimit të luftës çlirimtare. Në deklaratën e tij, Taravari vlerësoi lart sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), duke theksuar se ajo hapi rrugën për të drejtat e shqiptarëve në vend.

    “Isha në Sllupçan, aty ku si sot e 24 vjet më parë erdhi liria dhe emancipimi i këtij vendi. UÇK-ja trime bëri gati me gjak e jetë tryezën ku më pas do të firmosej Marrëveshja e Ohrit,” u shpreh Taravari.

    Ai shtoi se dëshmorët janë dëshmia më e lartë e dashurisë për jetën dhe paqen: “Lavdi të përjetshme Dëshmorëve!”

    Vizita e Taravarit në këtë vend historik u prit me respekt nga banorët lokalë, ndërsa mesazhet e tij për paqe, dinjitet dhe të drejta të barabarta rezonuan me thellësi në këtë ditë përkujtimore.