Mbi 50 pacientë janë transferuar në spitale jashtë vendit deri më tani, ndërsa 24 të tjerë janë në pritje të transportimit, informoi Ministri i Shëndetësisë, Arben Tavari. Ai tha se pacientët që trajtohen në vend por edhe ato jashtë shtetit janë në gjendje stabile shëndetësore.
““Të gjithë pacientët nga Koçani dhe nga Shkupi i kemi marrë. Në Kliniku janë 49 pacientë, në ‘8 Shtatori’ – 18 pacientë, në Spitalin e Vjetër të Qytetit janë 17 pacientë, në Shkup janë regjistruar dy pacientë të rinj. Në Turqi janë 9 pacientë, në Bullgari 14 dhe në Greqi 5, në Serbi 17 pacientë. Në Budapest janë dërguar dy pacientë dhe në Lituani 4 pacientë.Sot pritet të referohen edhe disa pacientë jashtë vendit, 2 në Slloveni, 4 në Kroaci, 6 në Austri dhe 12 në Serbi”, tha Taravari.
Në Maqedoni janë duke u trajtuar 84 pacientë, kurse jashtë vendit 51 pacientë, gjithsej 135 të lënduar.