Lajme Maqedoni

Taravari: Gjatë ditës 26 pacientë pritet të dërgohen për trajtim jashtë vendit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se 20 pacientë janë ende në gjendje kritike dhe me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë nga zjarri që kaploi diskotekën “PULS” në Koçan. Ai tha se actualisht 135 pacientë po trajtohen në klinikat jashtë dhe brenda vendit, ndërsa të gjithë  84 pacientet e Spitalit të Koçanit dhe të Shtipit janë transferuar në klinikat e Shkupit. 51 pacientë kanë filluar të marrin trajtime jashtë vendit, ndërsa gjatë ditës do të dërgohen edhe 26 pacient të tjerë.

“Katër pacientë do të shkojnë në Slloveni dhe Kroaci, gjashtë në Austri dhe 12 në Beograd.” “E përsëris edhe një herë se gjendja e të gjithë pacientëve deri tani është stabile, të shpresojmë që të mos ketë komplikime apo përkeqësim të gjendjes”, tha ministry Taravari.

drejtor i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski,  kërkoi që të gjithë ata që mbrëmjen e kobshme kanë qenë present në diskotekë të paraqiten për kontroll, pasi thithja e tymit mund tu dëmtoj organet e frrymarrjes.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se djegiet e shkaktuara nga thithja e tymit mund të dëmtojnë sistemin e frymëmarrjes, prandaj të gjithë ata që kanë qenë në diskotekë dhe ata që nuk ndihen mirë duhet të shkojnë te mjeku për të parë nëse kanë ndonjë lëndim të brendshëm”, tha Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.

 

Dy fëmijë që po trajtohen në Turqi kanë filluar të marrin frymë vetë dhe tre në Greqi u operuan mbrëmjen e djeshme për djegie të brendshme dhe të jashtme. Nga zjarri humbën jetën 59 të rinj dhe deri më tani 15 prej tyre janë bërë autopsi.Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se në koordinim me Spitalin Psikiatrik dhe Klinikën e Psikiatrisë, po formohen ekipe i përbër nga psikiatër dhe psikologë, të cilët do të ofrojnë mbështetje psikologjike për familjet e viktimave dhe pacientët.

Exit mobile version