Aktualisht në Qeveri po mbahet një takim i rëndësishëm mes Kryeministrit, Hristian Mickoski dhe liderët e VLEN-it. Deri tani, detajet mbi temat që do të diskutohen mbeten të paqarta, megjithëse pritet të bisedohet për koalicionin qeveritar dhe për pjesmarrjen e Taravarit në Qeveri.
Të gjitha këto levizje dhe takime politike vijn pasi Arben Taravari njoftoi se partia e tij do të garojë vetë në zgjedhjet lokale , në vend që të garojë si pjesë e koalicionit VLEN me kandidatë dhe lista të përbashkëta. Kjo ka shkaktuar pasiguri shtesë për strategjitë e ardhshme politike, duke e bërë takimin në Qeveri edhe më të rëndësishëm.
Pritshmëritë janë të mëdha – mbetet për tu parë se a do të jetë ky takim një pikë kthese për koalicionin.