Lajme Maqedoni

Strumicë: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar, priten rezultatet e obduksionit

    Një 19-vjeçar nga Strumica, maturant në një nga shkollat e mesme të qytetit, është gjetur i vdekur dje në lokacionin “Kriva Reka”, prapa magazinës së drurit të Ndërmarrjes Pyjore “Bellasica”.

    Sipas Prokurores Violeta Millçovska, trupi i pajetë nuk paraqet shenja dhune, ndërsa është dërguar për obduksion dhe analizë toksikologjike për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

    Policia konfirmon se rasti është paraqitur rreth orës 12:00 dhe hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Strumicës.