Arsenali dhe Paris Saint Germain do të përballen në gjysmëfinalen e parë të Champions League, në një përballje që do t’u japë njërës prej tyre mundësinë për të siguruar një arritje historike, pasi asnjëra nuk e ka fituar ndonjëherë këtë kompeticion.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Londër, ku Arsenali do të kërkojë të shfrytëzojë avantazhin e fushës për të hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikimin në finale.
“Topçinjtë” nuk kanë arritur të shkojnë në finalen e Champions-it që nga viti 2006, por duke pasur parasysh paraqitjen mbresëlënëse në çerekfinale kundër Real Madridit, ku fituan me rezultatin e përgjithshëm 5-1, skuadra e drejtuar nga MikelArteta duket e motivuar.
Një prej këtyre fitoreve ishte ajo e tetorit të kaluar, kur Arsenali mposhti PSG-në 2-0 në fazën e grupeve.