Ka mbaruar mbledhja e koalicionit VLEN në të cilën morën pjesë krerët e katër subjekteve politike së bashku me anëtarët e kryesisë së partive.
Koalicioni “VLEN” paralajmeroi moratorium për të gjitha aktivitetet politike publike të partive që e përbëjnë atë dhe njoftoi se që nga tani e tutje do të veprojë si një subjekt i vetëm politik.
Pas perfundimit të mbledhjes, Bilall Kasami nga Levizja Besa njoftoi se është formuar kryesia e përbashkët. I pyetur se si do të veprohet me grupin parlamentar në të cilin bëjn pjesë edhe deputetët e ASH-së, Kasami tha se në këtë mbledhje është marrë vendim që grupit parlamentar ti propozohet koordinatori i ri dhe të gjithë ata që do të përkrahin këtë coordinator janë të mërseardhur të jenë pjes e grupit paralamentar.
Ndërsa sa I përket personit që do të jetë i pari i VLEN-it, tha se është çështje që do të diskutohet ditët në vazhdim.
“Unë e përmenda, se në mbledhjet e radhës, në ditët në vijim do të flasim edhe për organet e tjera duke përfshirë këtu edhe lidershipin e partisë. Ajo që është me rëndësi që nga sot nisim homogjenizimin dhe ngritjen e strukturave të përbashkëta atë që e kemi paralajmëruar – themelimin e një subjekti të vetëm politik”, tha Kasami, transmeton press7.