Sport

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë. Kërkohet fitorja (Minutë pas minute)

Screenshot

Raportim Live 20:42, 7 Qershor 2025
Përditësuar 20:45, 7 Qershor 2025

PËRMBLEDHJE
▪️ Shqipëria përballet me Serbinë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

▪️ Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin e dytë në Grupin K, ndaj një rivali direkt, aty ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Letonia e Andorra.

▪️ Për këtë ndeshje, trajneri Silvinjo është detyruar të sakrifikojë katër lojtarë, pasi UEFA lejon vetëm 23 futbollistë. Në tribunë kanë përfunduar Mario Dajsinani, Adrian Bajrami, Adrion Pajaziti dhe Medon Berisha.

▪️ Në formacionin zyrtar të publikuar para ndeshjes, trajneri Silvinjo i ka surprizuar të gjithë me zgjedhjet e bëra. Shehu do të luajë në mesfushë në vendin e Ramadanit, ndërsa në të djathtë të sulmit luan Broja, Hoxha në të majtë dhe Manaj në qendër.

▪️ Ndeshja transmetohet në Tv Klan, ndërsa për ata që nuk kanë mundësi ta ndjekin takimin nga ekrani i TV, ju vjen në ndihmë Tvklan.al, që do të sjellë gjithçka nga ndeshja në kohë reale, në një raportim live.

Exit mobile version