Sport

Shqipëri-Serbi, publikohen formacionet zyrtare/ Surpriza e Silvinjos është…

Në “Air Albania” do të luhet në orën 20:45 ndeshja e vlefshme për Grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026 mes Shqipërisë dhe Serbisë, shkruan Syri.net.

Kjo përballje është tejet e rëndësishme për objektivat e të dy ekipeve në grup, për kualifikimin, por edhe një sfidë që i kalon jo pak përmasat sportive.

Ndaj do të luhet për gjithçka, nën një atmosferë elektrizuese nga tifozët kuqezi, pasi në stadium nuk do të ketë të ardhur nga Serbia.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare, që mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.

Përsa i përket Shqipërisë, Silvinjo ka vendosur të rreshtojë një formacion me Brojën dhe Manajn në sulm, për t’ju përgjigjur me forcën e tyre serbëve.

Surprizë është emri i Julian Shehut.

Exit mobile version