Gjatë kontrolleve të intensifikuara për festën e 1 Majit, policia rrugore ka shqiptuar gjithsej 613 gjoba në të gjithë vendin. Shifrat janë shqetësuese: 132 shoferë janë kapur në timon me nivel të palejuar të alkoolit në gjak, ndërsa 114 persona kanë drejtuar automjete pa leje drejtimi.
Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme, ndërgjegjësimi i drejtuesve të mjeteve për sigurinë në rrugë vazhdon të bie. Vozitja pa patentë ose nën ndikimin e alkoolit mbetet një rrezik serioz, jo vetëm për jetën e shoferëve, por edhe për bashkëudhëtarët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Kontrollet zbuluan gjithashtu një sërë shkeljesh të tjera:
- 115 gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar,
- 42 për parkim të paligjshëm,
- 37 persona të ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurisë,
- 10 masa ndaj motoçiklistëve pa helmetë, dhe
- 7 shoferë të ndëshkuar për përdorim të telefonit gjatë ngasjes.
Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, janë larguar nga qarkullimi 24 automjete të paregjistruara dhe 4 të tjera për shkak të problemeve teknike.