Kosovë Lajme

Serbia arreston dhe më pas e liron ish-deputetin e Kosovës, ja detajet…

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli është ndaluar dhe pas disa orëve u la i lirë nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdar.

    Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas të cilës, Agusholli kaloi nëpër Serbi si rrugë tranzit drejt Sllovenisë.

    Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar më pas se është liruar ish-deputeti Gramos Agusholli.

    Pas lirimit, ai ka vazhduar rrugën e tij drejt Sllovenisë.

    Ministria i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Gramos Agusholli, i cili ishte ndaluar sot në pikën kufitare në Merdarë nga autoritetet serbe, është liruar dhe ka vazhduar rrugën e tij drejt destinacionit në Slloveni. MPJD do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftim.

    MPJD në reagim ka dënuar këtë veprim të autoriteteve serbe duke e quajtur arbitrar.(INA)