Prej disa ditësh rrjeti po zien nga lajmi për lidhjen e mundshme të Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës. Zërat nisen pas disa fotove në jug të vendit që të dy ata kishin postuar nga i njëjti vend.
Tashmë ata kanë qenë pjesë një feste të përbashkët në periferi të Tiranës që aktorja e njohur Olta Gixhari organizoi në festën e 1-vjetorit të djalit të saj të vogël Zeo.
Sara Hoxha dhe Olta Gixhari njihet për miqësinë e tyre të ngushtë, që pas filimit “Në kuadër të dashurisë” ku në rol ishin edhe motra me njëra tjetrën.
Nga ana tjetër, Fullani nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e rrethit të ngushtë të Oltës, të paktën atij publik që shohim cdo ditë në rrjetet sociale.
Madje nga një kërkim në rrjetet sociale, rezulton se ata nuk ndiqen në instagram.