Lajme Maqedoni

Saliu-Fetau i reagon LSDM-së: Kauza ime kombëtare është rregullimi i statusit të pjesëtarëve të UÇK

    Deputetja e VLEN-it, Imrlije Saliu-Fetai ka reaguar ndaj paralajmerimeve  të grupit parlamentar të LSDM-së se do të parashtrojn kallzim penal kundër saj.  Sipas saj, nervozizmi i LSDM-së është i kuptueshëm pasi nuk u kaloi propozim ligji për Branitellat, ndërsa sa i përket padive penale nuk i ka aspak problem, pasi ka kauz kombëtare që të rregulloj statusin e pjestarëve të UÇK-së.

    “Çfarëdo qoftë veprimi i LSDM ndaj meje individualisht, nuk është aspak problem përballë kauzave kombëtare siç është rregullimi i statusit të pjesëtarëve të UÇK, qofshin padi penale ose çfarëdo që u vjen atyre në mend. Nervozizmi i tyre është i dukshëm sepse sot realisht u ngeci propozim ligji i Branitellave”, ka shkruar Saliu-Fetai në rrjetin social FB.

    Saliu-Fetai ka thënë se këtë vendim e solli që të mos lejojë që në sajë të “branitellave”, opozita ta sabotojë edhe Ligjin për pensionistët.

    “ Arsyeja e kësaj ishte që, në mungesë të kryetarit të komisionit, ta zhbllokojmë Ligjin e pensioneve, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kategorinë më të nderuar të qytetarëve tanë. E prirë nga ky detyrim, e pranova këtë detyrë dhe e kreva konform Rregullores, duke mos lejuar që opozita ta sabotojë interesin e pensionistëve, por edhe duke e pamundësuar dikush nga kjo opozitë e çoroditur ta kthejë temën e”Branitellave”, ku ata mendojnë se e kanë shpëtimin e vetëm, por që derisa jemi ne aty, nuk kalon”, ka shkruar SaliU-Fetai.

    Ndërsa sipas LSDM-së, Saliu-Fetai ka shkelur rëndë Rregulloren gjatë drejtimit të seancës së Komisionit për Politikë Sociale, Rini dhe Demografi të Kuvendit. Si kryesuese e Komisionit, ajo nuk ka lejuar që të hapet fare debat për rendin e ditës dhe as të mundësohet ndonjë ndryshim i tij,me arsyetimin se rendi i ditës është përcaktuar  nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe ska nevojë që ai të votohej apo të shqyrtohej nga anëtarët e Komisionit.