(Përditësuar 12:03) – 53 shtetas britanikë në bordin e aeroplanit të rrëzuar në Indi
Pesëdhjetë e tre shtetas britanikë ishin në bordin e fluturimit që po shkonte për në aeroportin Gatwick të Britanisë, ka bërë të ditur Air India të enjten.
Sipas Air India 169 persona ishin me shtetësi indiane, shtatë portugeze dhe një kanadez.
Aeroplani është rrëzuar pak minuta pasi ishte ngritur nga aeroporti.
(Përditësuar 11:22) – Momenti i rrëzimit të aeroplanit me mbi 200 persona në bord
Mediat indiane kanë publikuar momentin kur aeroplani me 232 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar në Indi.
Aeroplani siç duket në video, ka rënë pak sekonda pasi është ngritur në qiell dhe jashtë perimetrit të aeroportit.
Nuk dihet ende numri i viktimave.
(Përditësuar 11:17) – Aeroplani në Indi është rrëzuar në një zonë banimi më pak se një minutë pas ngritjes
Aeroplani i cili është rrëzuar në Indi të enjten, raportohet të ketë rënë në një zonë banimi.
Në bordin e aeroplanit të Air India, i cili ishte nisur drejt Britanisë së Madhe, ishin mbi 240 persona në momentin e rrëzimit.
Më shumë tani nga faqja e internetit e gjurmimit të fluturimeve Flight Radar, e cila më parë tha se sinjali humbi sekonda pas ngritjes.
Flight Radar ka thënë se fluturimi ishte planifikuar të fluturonte për në Aeroportin Gatëick të Londrës në orën 09:50 sipas orës lokale. Ora e mbërritjes së tij e planifikuar ishte 18:25 sipas orës lokale.
Sinjali i aeroplanit kishte humbur në 625 metra, më pak se një minutë pas ngritjes
Një aeroplan i Air India është rrëzuar në aeroportin e qytetit perëndimor të Indisë, Ahmedabad, raportuan kanalet televizive të enjten, pa specifikuar nëse ka viktima.
Avioni po shkonte për në Birmingham të Britanisë së Madhe, ka thënë një burim nga aviacioni për Reuters.
Rrëzimi ka ndodhur kur avioni po ngrihej, raportuan kanalet televizive. Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregonin flakë dhe tym të zi që ngrihej në qiell pranë aeroportit.
Më shumë se 240 persona ishin në bordin e fluturimit, kanë thënë kanalet.
Pamjet tregonin gjithashtu njerëz që transportoheshin me barela dhe që merreshin me ambulanca.
https://twitter.com/AnchorAnandN?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1933089010446160060%7Ctwgr%5Ec7828a910d195dc177c0d3a602d24455fcf7daaf%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fbote%2Frrezohet-ne-indi-nje-aeroplan-me-mbi-130-persona-ne-bord
https://twitter.com/BNONews?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1933083533817356736%7Ctwgr%5Ec7828a910d195dc177c0d3a602d24455fcf7daaf%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fbote%2Frrezohet-ne-indi-nje-aeroplan-me-mbi-130-persona-ne-bord