Lajme Maqedoni

Prokurori Kocevski: Kërkohet paraburgim i përkohshëm për 10 persona

    Prokuroria Publike që në orët e para të hetimit ka konstatuar dhjetëra defekte në klubin e natës në Koçani ku humbën jetën 59 persona. Prokurori publik republikan, Ljupço Kocevski, njoftoi  “leshuimet janë vërtet shumë të mëdha”. pasi janë siguruar prova për përgjegjësin e mundëshme, PP do të kërkoj paraburgim për 10 persona.

    “Nga kontrolli i prokurorëve publikë, së bashku me inspektorët e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit, u konstatua se objekti nuk kishte rrjet hidranti apo hidrant  funksional.  Nuk ishin parashikuar dy dyer daljeje për evakuimin e njerëzve, por një derë metalike, e improvizuar në pjesën e pasme të ndërtesës, por ishte e mbyllur me dry dhe pa dorezë nga brenda dhe e veshur me karton gipsi dhe sfungjer për izolimin e zërit. Nuk kishte akses për makinat e zjarrfikësve nga asnjëra anë, në përputhje me rregulloret për mbrojtjen nga zjarret, shpërthimet dhe materialet e rrezikshme. Pjesa e brendshme e godinës ishte e veshur me karton gipsi, por jo me veti rezistente ndaj zjarrit. Nuk kishte tavan të varur me rezistencë ndaj zjarrit të paktën 30 minuta. Nuk kishte dyer me rezistencë ndaj zjarrit të paktën 1 orë dhe as një sistem që do t’i paralajmëronte vizitorët se një zjarr kishte shpërthyer me një sinjal të fortë zanor”, ka thënë kryeprokuroi Kocevski.

    Në vendngjarje ka qenë edhe Inspektorati Shtetëror i Ndërtimtarisë dhe Urbanistikës dhe është konstatuar se objekti ku ka ndodhur aksidenti është regjistruar si objekt i industrisë së lehtë me sipërfaqe 419 metra katrorë. Objekti nuk është shndërruar nga industria e lehtë në objekt hotelierie. Përkundër faktit se nuk ka pasur ndryshim të veprimtaris , ajo ka marrë leje veprimi nga Ministria e Ekonomisë si objekt kateringu të lëshuar para 15 viteve,njoftoi  Kocevski.