Kosovë Lajme

Presidentja Osmani pritet me nderimet më të larta shtetërore në Brunei

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Brunei, shtet ky në kontinentin e Azisë. Presidentja Osmani është pritur me nderimet më të larta shtetërore në aeroportin e Brunei Darussalam, e ftuar nga sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore. “Kjo shënon vizitën e parë shtetërore nga një President i Republikës së Kosovës në Brunei – duke hapur një kapitull të ri miqësie, partneriteti dhe bashkëpunimi midis dy vendeve tona” – shkruan mes tjerash Osmani.

    Falënderim për mikëpritjen presidentja shkroi edhe në gjuhën malaje: “Terima kasih”.