Policia është në kërkim të tre fëmijëve nga Shkupi, të cilët janë raportuar të zhdukur më 1 maj 2025 në dy raste të ndara.
Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, në orën 00:45 në stacionin policor të Karposhit, A.Xh. (55) nga Shkupi ka raportuar zhdukjen e djalit të tij 8-vjeçar, A.Xh., i cili vuan nga probleme shëndetësore. Sipas raportit, fëmija është larguar nga vendi ku po qëndronin dhe aktualisht po merren masa për gjetjen e tij.
Ndërkohë, një rast tjetër i zhdukjes është raportuar në njësinë policore të Shuto Orizarës, ku Sh.S. (48) dhe A.A. (40), të dyja nga Shkupi, kanë denoncuar largimin e vajzave të tyre – A.S. (14) dhe A.A. (11) – nga shtëpitë e tyre.
Policia ka bërë të ditur se po ndërmerren veprime për gjetjen e të tre fëmijëve, por për momentin nuk ka informacione të tjera të detajuara në lidhje me rastet.
Kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e fëmijëve të raportojë menjëherë në numrin e urgjencës 192 ose në stacionet policore të afërta.