Lajme Shqipëri

PD kërkon ndërhyrje urgjente nga KQZ për votimin e diasporës në Greqi

Partia Demokratike i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë urgjente për ndërhyrje në procesin e votimit të qytetarëve shqiptarë në Greqi. Sipas përfaqësuesit ligjor të PD-ASHM, Franci Nuri, ka shqetësime serioze për ligjshmërinë dhe transparencën e këtij procesi.

PD denoncon ndryshimin e papritur të procedurës për shpërndarjen e zarfeve të votimit, nga dërgimi në banesë në tërheqje pranë pikave të DHL, çka ka shkaktuar konfuzion dhe dyshime për manipulim.

Në kërkesë theksohet se kjo qasje bie ndesh me rregullat fillestare të KQZ-së, që garantonin një proces të personalizuar dhe të sigurt. Më tej, PD shpreh shqetësimin për raste të raportuara ku persona të paautorizuar, të dyshuar si të lidhur me Partinë Socialiste, kanë grumbulluar zarfa duke i marrë në mënyrë të paligjshme pranë pikave postare, duke përdorur makina me targa shqiptare për të shmangur gjurmët.

PD kërkon nga KQZ urgjentisht hetimin e menjëhershëm të situatës.

Exit mobile version