Lajme Maqedoni

“Pasi vrau nipin dhe vëllain, njoftoi për veprën në rrjet social” – vrasje e trefishtë në Maqedoni

Screenshot

    Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë Publike në Prilep, e cila ka kryer hetim në vendin e ngjarjes, mësohet se vrasja ka ndodhur në një shtëpi në qendër të Prilepit, ku janë gjetur trupi i pajetë i fëmijës 11 vjeç dhe dy meshkujve të moshës 43 dhe 63 vjeç, transmeton TV21.

    Sipas informacioneve të para, 63-vjeçari së pari e ka privuar nga jeta nipin e tij nga motra dhe vëllain e tij, për shkak të keqkuptimeve familjare dhe çështjeve pronësore të pazgjidhura. Pas kryerjes së veprës, motivet për veprën e kryer i ka publikuar në një nga rrjetet sociale, kurse më pas është vetëvrarë”; thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

    Prokurori publik ka dhënë urdhër për obduksion të të vdekurve, si dhe për grumbullimin e të gjitha gjurmëve, armëve dhe municionit të gjetur në vendin e ngjarjes të cilat do të jenë lëndë e ekspertizës.