Pas largimit të deputetit Salim Sulejmani nga Kuvendi dhe nga të gjitha funksionet brenda Aleancës për Shqiptarët (ASH), mandati i tij do të kalojë te kandidatja tjetër në listën zgjedhore të koalicionit VLEN, Valbona Adili Emini.
Ky zëvendësim bëhet në përputhje me rregulloren zgjedhore që përcakton se në rastet e dorëheqjes së një deputeti të zgjedhur nga një listë e përbashkët zgjedhore, mandati i kalon kandidatit të radhës në të njëjtën listë, pa marrë parasysh përkatësinë partiake të secilit individ.
Renditja në listën zyrtare të dorëzuar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) është vendimtare në këtë proces. Me këtë ndryshim, ASH do të ketë tani 4 deputetë në Kuvend, ndërsa numri i përgjithshëm i përfaqësuesve të koalicionit VLEN rritet në 10.
Pra mandatet u takojnë listave zgjedhore të regjistruara dhe jo subjekteve politike të veçanta brenda tyre.