Kosovë Lajme

Osmani pret me ceremoni shtetërore kreun e shtetit të Antigua dhe Barbuda

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur me ceremoni shtetërore kreun e shtetit të Antigua dhe Barbuda, Guvernatorin e Përgjithshëm, Rodney Williams.

    Williams u prit në sheshin Ibrahim Rugova nga e para e vendit, Vjosa Osmani dhe Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu.

    Pas pritjes që u bë në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, Osmani dhe Williams vazhduan për në Presidencën e Kosovës.

    https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=2794735177379902