Kosovë Lajme

Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët

Screenshot

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për jetë të dinjitetshme dhe përkrahje ndaj ëndrrave të fëmijëve, në Ditën Ndërkombëtare të tyre – 1 Qershor.

    “E ardhmja jonë si shoqëri matet pikërisht nga mënyra se si i trajtojmë fëmijët tanë. Kjo nënkupton më shumë investime në arsim, më shumë mbrojtje nga dhuna, më shumë përkujdesje për shëndetin e tyre, më shumë dashuri dhe mundësi për secilin prej tyre, në mënyrë që të ëndërrojnë dhe t’i përmbushin ëndrrat e tyre”, ka thënë ajo në manifestimin e organizuar për këtë ditë.

    Osmani ka përmendur arsimin cilësor, fëmijërinë e lumtur, ambientin e sigurt dhe jetën me dinjitet, si elemente kyçe për stabilitet social.

    “Kujdesi ndaj fëmijëve nuk është vetëm detyrë prindërore apo institucionale, por është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë qytetarëve dhe shoqërisë sonë”, ka thënë Osmani.

    https://www.facebook.com/watch/PresidencaRKS/?ref=embed_video