Lajme Maqedoni

Nëntë prokurorë do të hetojn rastin e fatkeqësisë së Koçanit

    Ekipi i prokurorit publik i formuar nga Kocevski për të hetuar tragjedinë e Koçanit është zgjeruar dhe tani ka nëntë anëtarë. Nga urdhrat shtesë të lëshuar mbrëmë, njëri është për ekspertim urbanistik të nënshkrimeve në dokumente të caktuara.

    Aktualisht në Prokurori po zhvillohen   seancat për caktimin e paraburgimit të të dyshuarve në lidhje me rastin e zjarrit në klubin e natës në Koçani, njoftoi Prokuroria Publike .deri në këto momente Prokuroret kanë marrë në pyetje mbi 20 persona, ndërsa për 11 prej tyre, ka nisur procedurën hetimore. Për tetë nga të dyshuarit, është bërë propozim për ndalim afatshkurtër, ndërsa tre të tjerë janë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Me hetimet do të merren 2 prokurorë nga PTHP në Koçan, 2 nga PTHP-ja në Shtip dhe 5 prokurorë nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup

    Hetimet në vendin e ngjarjes vazhdon edhe sot.

    Siç deklaroi mbrëmë Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit, ky është një rast kompleks dhe ka shumë gjëra që duhen hetuar. Deri më tani janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh – urdhra për autopsi të viktimave, urdhra për marrjen e masave nga MPB-së dhe Byrosë së Sigurisë Publike për arrestimin e çdo personi që me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë kontribuar në ngjarje, urdhër për analizë të sendeve të sekuestruara, propozim për nxjerrjen e urdhrit për sekuestrimin e video-incizimeve nga kamerat e sigurisë, një propozim ligjor për kontrollim të përkohshëm shtëpi dhe objekte tjera.