MPPS informon se nga data 5 maj 2025 ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin prill 2025.
Përfituesit që kanë kartelë debitore mund t’i tërheqin paratë që nga sot në mënyrat e mëposhtme:
- Në bankomatet e bankave,
- Përmes pagesave në rrjetin e shitjeve,
- Përmes bankingut elektronik ose mobil.
Për ata që nuk kanë kartelë, pagesa do të bëhet në dy ditë të ndara, në të gjitha degët dhe sportelet e bankave, sipas renditjes alfabetike të shkronjës së parë të mbiemrit:
- Më 05.05.2025: A, B, V, G, D, GJ, E, ZH, Z, X, I, J, K, L, LL
- Më 06.05.2025: M, N, NJ, O, P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH
Ky organizim bëhet për të shmangur grumbullimet dhe radhët e gjata në banka