Lajme Maqedoni

Mjek i Klinikës së Toksikologjisë në Shkup nën hetim për ngacmim seksual ndaj një pacienteje

    Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e kaluar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup, ku një mjek me inicialet I.M. dyshohet për ngacmim seksual ndaj një pacienteje të shtruar në këtë institucion shëndetësor. Rasti është raportuar menjëherë në polici dhe autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Sipas burimeve te press7.tv, mjeku i përfshirë në incident mban edhe funksion publik si këshilltar në Komunën e Shuto Orizares dhe është pjesë e strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Organi hetimor është duke mbledhur dëshmi dhe prova për të përcaktuar përgjegjësinë e tij ligjore.