Kryeministri Mickoski, theksoi rëndësinë e qetësisë dhe durimit për të zgjidhur situatën e vështirë që ka lindur nga ngjarjet tragjike në Koçani. Ai bëri të ditur se është i angazhuar personalisht për të biseduar me familjet e të ndjerëve dhe ata që kanë pësuar dëmtime. Mickoski theksoi se do të vazhdojë përpjekjet për të adresuar problemet, duke vuri në pah se ky proces do të marrë shumë vite për t’u përmbyllur dhe shume durim nga të gjithë.
Ai shpjegoi gjithashtu një rast të fundit të shqetësimit që ka ndodhur me disa fëmijë që ktheheshin nga Ankara dhe përjetuan një situatë të papërshtatshme në aeroportin e Stambollit. Kryeministri njoftoi se kishte biseduar me prindërit dhe me presidentin Erdogan për të zgjidhur këtë situatë, duke thënë se kjo është mënyra se si do të veprohet në të ardhmen: me angazhim të drejtpërdrejtë dhe me përpjekje për zgjidhjen e çdo problemi.
Mickoski gjithashtu paralajmëroi se disa grupe politike mund të përpiqen të shfrytëzojnë tragjedinë për të fituar pikë politike, por theksoi se Qeveria është e përkushtuar në zgjidhjen e çështjeve dhe nuk do të lejojë që kjo të dëmtojë integritetin e proceseve të nevojshme për rikuperimin.
Në lidhje me akuzat për një hetim selektiv, Mickoski theksoi se kjo është kompetencë e Prokurorisë dhe bëri thirrje për respektimin e punës së institucioneve përkatëse. Ai përsëriti se nuk ka ndërhyrë në hetimet dhe është informuar rregullisht nga ministri i Punëve të Brendshme.