Lajme Maqedoni

Mickoski paralajmëron “lajm të mirë” për Maqedoninë para Samitit në Tiranë

     

    Në prag të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Tiranë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ngjallur pritshmëri me një deklaratë të shkurtër, duke paralajmëruar se “së shpejti do të shpallë një lajm të mirë për Maqedoninë”.

    I pyetur për pritjet ndaj Bashkimit Evropian, Mickoski theksoi rëndësinë e përmbajtjes së BE-së ndaj parimeve dhe vlerave të saj themelore. Ai theksoi se Maqedonia duhet të vlerësohet mbi bazën e arritjeve dhe reformave të saj, dhe jo të penalizohet për çështje dypalëshe, duke rikujtuar historinë e vendit si viktimë e bllokadave politike.

    Kryeministri theksoi gjithashtu se pret nga BE që të zbatojë me përpikëri kriteret e Kopenhagenit, si standard kyç për vendet aspirante që synojnë integrimin evropian.

    Deklarata e Mickoskit ka ngjallur kurreshtje në opinionin publik, duke rritur pritshmëritë për një zhvillim të rëndësishëm që mund të ndikojë në procesin e integrimit evropian të vendit.