Lajme Maqedoni

“Mickoski flet për harmoni në Qeveri – takim kokë më kokë me Taravarin pas 1 Majit!”

Screenshot

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot nga Komuna e Kavadarcit se marrëdhëniet brenda koalicionit qeveritar janë të shkëlqyera, duke konfirmuar gjithashtu se do të zhvillojë një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, pas 1 Majit.

Deklarata e Mickoskit vjen në një kohë kur janë shtuar paqartësitë rreth qëndrimit të Taravarit në Qeveri, për shkak të tensioneve të brendshme në kuadër të koalicionit VLEN – një nga partnerët e shumicës bashkë me VMRO-DPMNE-në dhe ZNAM.

Vendimi për qëndrimin e Taravarit në kabinetin qeveritar, si edhe i bashkëpartiakëve të tij nga Aleanca për Shqiptarët, do të merret pas këtyre bisedimeve.

Kujtojmë se krahu i Aleancës për Shqiptarët i udhëhequr nga Arben Taravari nuk është pjesë e koalicionit VLEN që prej vendimit për të garuar me lista të veçanta në zgjedhjet lokale.

Exit mobile version