Në një preskonferenc per media, Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh se zjarri me 59 viktima dhe mbi 150 të lënduar në diskotekën e Koçanit është një tragjedi që është gjëja më e tmerrshme për të deri më tani. Ai shprehu zhgënjimin me sistemin thellësisht të korruptuar,ndërsa duke mbajtur një document në dorë u shpreh se objekti ka funkisionuar me licencë të falsifikuar të lëshuar në mars të vitit të kaluar. Mickoski sqaroi se është një dokument për funksionimin e një kabareje, i lëshuar në mënyrë të paligjshme me vulën origjinale të Ministrisë së Ekonomisë.
“Është një dokument për funksionimin e një kabareje, i lëshuar në mënyrë të paligjshme me vulën origjinale të Ministrisë së Ekonomisë….. Kështu duket licenca e falsifikuar e kabaresë e lëshuar më 13 mars 2024, e firmosur nga Sekretari i atëhershëm i Shtetit. Dhe e njëjta licencë duket gjithashtu kështu, vetëm ndryshimi në rastin e parë është se dy shifrat e fundit janë 51, dhe në rastin e dytë janë 15, nën të njëjtin numër arkivi. Dhe imagjinoni, aty ka një dokument që thotë se është komunikim me një investitor të huaj. Objekti nuk ka dokument, ky dokument është I falsifikuar”, tha Mickoski.
Ai poashtu tha se do të këtkoj përgjegjësi penale për të gjitha ata që do të konstatohet se janë të përfshir në këtë rast.
“Të gjitha aspektet dhe të gjitha problemet që çuan në këtë tragjedi do të shqyrtohen dhe hetohen nga institucionet pa skrupuj ndaj askujt. Aspektet e kontrollit do të shqyrtohen dhe janë ato që publiku me të drejtë e dallon si problem dhe sfidë për shoqërinë. Jam i vendosur dhe do të veproj me vendosmëri. Do të ketë hapa dhe vendime vendimtare, do të ketë hapa me të cilët publiku nuk është mësuar, por ndryshimet fillojnë nga ne”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në një konferencë për media në Qeveri.
Ai kërkoi që ky rast të mos politizohet.
“Kjo nuk është një betejë ndërpartiake në mes të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, por është një betejë e të ndershmëve kundër të pandershmëve dhe të korruptuarve nga të gjitha partitë dhe të gjitha institucionet. Këtë po e them për të gjithë njerëzit e ndershëm në Maqedoni, në VMRO-DPMNE, në LSDM, në VREDI, në BDI dhe në të gjitha partitë e tjera që sinqerisht duan që vendi të ketë rend dhe ligj. Pavarësisht dallimeve ideologjike, korrupsionit duhet t’i jepet fund dhe njerëzit e korruptuar dhe të shthurur që abuzojnë me institucionet duhet të rrëzohen”, tha ndër të tjera kryeministri Mickoski.