Lajme Maqedoni

Mickoski: Ditë e vështirë dhe shumë e trishtueshme për Maqedoninë

Kryeministri Hristijan Mickoski është shprehur i tmerruar nga tragjedia në Koçan. Ai u ka shprehur ngushëllime fjamiljarëve të viktimave ndërsa të lënduarve shërim sa më të shpejt. Ai ka thënë se humbja e kaq shumë jetëve të të rinjve është e pariparueshme, dhe dhimbja e familjeve, njerëzve të dashur dhe miqve është e pamatshme.

“Në këto momente trishtimi të thellë, mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë, ndërsa familjeve të të ndjerit forcë për të përballuar këtë humbje të paimagjinueshme. Populli dhe qeveria do të bëjnë të pamundurën që sadopak t’ua lehtësojë dhimbjen dhe t’i ndihmojë në këto momente më të vështira”, ka shkruar Mickoski në rrjetin social FB.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje institucioneve kompetente – shërbimeve shëndetësore, policisë, autoriteteve lokale – që të marrin masa urgjente për të ndihmuar të lënduarit dhe për të mbështetur familjet e prekura. Qeveria është plotësisht e mobilizuar dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përballuar pasojat dhe për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie.

Exit mobile version