Kryeministri Mickoski shprehet i prerë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, pavarësisht kërkesës së BDI-së për këtë. Mickoski në një intervistë në Alsat tha se nuk sheh arsye që bashkë me zgjedhjet lokale në tetor të mbahen edhe ato parlamentare, shkruan Alsat.
“Jo jo nuk shoh arsye që të kemi zgjedhje të dyfishta. BDI-ja mund të kërkoj, por unë nuk shoh arsye pse ne të kemi zgjedhje të dyfishta. Qytetarët do të tregojnë në tetor se në çfarë shteti dëshirojnë të jetojnë, nëse dëshirojnë të jetojnë në shtet ku blihen qendra tregtare, ku blihen vetura të shtrenjta…Pres që koalicioni VLEN të këtë rezultat më të mirë në zgjedhjet e tetorit, të ketë një komunë më tepër se Fronti Evropian dhe Taravari. VLEN ka shumë më tepër potencial se koalicioni i ri mes Taravarit dhe BDI-së”, tha Mickoski.