Zëvendëskryeministri i parë nga radhët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, konfirmoi sot se janë në fazë të avancuar të bisedimeve me subjekte të ndryshme politike për të plotësuar pozitat e lëna bosh pas largimit të Aleancës për Shqiptarët nga ekzekutivi.
“Jemi në komunikim intensiv me disa grupe dhe parti politike. Këto ditë janë vendimtare për të qartësuar rrugën përpara. Pas përfundimit të këtyre konsultimeve, do të përcaktojmë se kush do të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe pozitat tjera të rëndësishme që mbetën të lira,” deklaroi Mexhiti.
Ai nuk dha emra konkretë, por theksoi se vendimet do të pasqyrojnë prioritetet e reja të qeverisë dhe balancat politike pas riformatimit të shumicës. Bisedimet pritet të përmbyllen së shpejti, ndërsa emrat e rinj mund të zyrtarizohen në ditët në vijim.