Procedurat për themelimin e subjektit të ri politik VLEN do të fillojn me 5 majë, bënë të ditur zv/kryeministri, Izet Mexhiti. Pas njoftimi se VLEN po shkrihet në një parti nga tre subjekte politike LD, Alternativa dhe Besa, nw opininon po qarkullojn zwra se kryetar i saj mund tw jetw Bilall Kasami. Gjatë një interviste për Telegraf Maqedoni, Mexhiti ka potencuar se subjekti i ri politik do të bazohet në një strukturë të konsoliduar, me shtab dhe program të përbashkët, ku fokusi nuk do të jenë emrat, por koncepti dhe vizioni i përbashkët.
Ai është shprehur se ati i intereson koncepti e jo se kush do të jetë kryetar, pasi sipas vlersimit të tij votuesit kërkojnë unifikim dhe bashkëpunim më të ngushtë mes faktorëve politikë shqiptarë.
Duke folur mbi ndodhit e fundit që çuan deri te largimi i ASH-së nga Koalicioni VLEN tha se anëtarësia e Aleancës për Shqiptarët ka treguar dinjitet dhe rezistencë për vite me radhë ndaj trysnive politike dhe diskriminimit, duke mos iu përkulur kurrë BDI-së.
“Anëtarësia e Aleancës për shqiptarët është një anëtarësi që ka qëndruar vertikalisht 10 vite, 15 vite, 20 vite, nuk i është përkul BDI-së, edhe kur s’kanë mund të punësohen, edhe kur iu është bërë diskriminim,” tha ai.
Mexhiti paralajmëroi se bashkëpunimi i Taravarit me BDI-në mund të ketë pasoja të rënda politike për të. “Nuk është e lehtë për këtë anëtarësi ta pranojë që lideri i tyre sot të jetë ‘shpëtues i BDI-së’. Mendoj që nuk do e shpëtojnë, por e djegin edhe vetveten,” përfundoi ai.
Mexhiti ka ritheksuar mbështetjen e tij dhe të koalicionit VLEN për listat e hapura, të cilat i cilësoi si modelin më të drejtë dhe më përfaqësues për sistemin zgjedhor. Ai tha se kjo metodë i jep më shumë fuqi votuesve dhe kufizon ndikimin e liderëve partiakë në përzgjedhjen e përfaqësuesve.