Lajme Maqedoni

Mexhiti: Azir Aliu është zgjedhje e mirë për ministër të Shëndetësisë

Zv. kryeministri i RMV-së, Izet Mexhiti vlerëson se Azir Aliu është propozim i mirë për funksionin ministër i Shëndetësisë.

Në pyetjen e gazetarëve se si do të gjendet Aliu në këtë pozicion, duke pasur parasysh se është programer, Mexhiti tha se para se gjithash ai është një menaxher i mirë.

“Para së gjithash, ai duhet të jetë një menaxher i mirë për pozicionin e Ministrit. Ka pasur shembuj të tillë në të kaluarën dhe mendoj se Aliu do të jetë i mirë në atë pozicion”, tha Mexhiti.

Ai tha se propozimi i tyre për ministër të Shëndetësisë do t’i dorëzohet kryeministrit Hristijan Mickoski në ditët në vijim.

Exit mobile version