Lajme Maqedoni

Mexhiti, akuza të ashpra ndaj Arsovskës, Arsovska vegël e BDI-së

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, thotë se numri një i Qytetit të Shkupit Danella Arsovska është shndërruar në vegël të BDI-së, e cila pas dështimit për destabilizim përmes Taravarit, tani po e shfrytëzon Arsovskën për krijim të destabilzimit në nivel lokal. Mexhiti paralajmëroi sqarim të detajuar në ditët në vazhdim, sa u përket akuzave për ndërtime jolegale në Çair.

“E para, mirë është që në fund të mandatit ju kujtu se ekziston Çairi, ekziston Shkupi, se nuk e kemi parë askund, më vjen keq që ajo është instrument, bashkë me Levicën, e planit për destabilizim, të BDI-së. BDI dështoi me planin e zotëri Taravarit për t’i nxjerrë njerëzit në rrugë’ 01:31 Është shndërruar në instrument të BDI-së për destabilizim, por këto ditë do dalim do ti sqarojmë edhe sa i përket ndërtimeve të egra, ka evidencë në inspektoratin për ndërtim, sa ka ndërtime në Çair, Saraj, në komunat e tjera, në nivel republikan, dhe për çdo shkelje, le të drejtohet te organet kompetente,” tha Izet Mexhiti, zv kryeministër.

Ndërkohë nga prokuroria konfirmojnë se kanë pranuar njoftim lidhur me ndërtimet pa leje në komunën e Çairit, të cilat ditët e fundit po i bën publike Danella Arsovska. Ajo ka akuzuar se në Çair, prej vitesh po ndërtohet në mënyrë të paligjshme. Sipas saj bëhet fjalë për legalizimin e 150 objekteve, të regjistruara në Kadastër, por të refuzuara nga Qyteti i Shkupit. Nga prokuroria thonë se tashmë kanë filluar procedurat përkatëse. Ndërsa Danella Arsovska i ka shndërruar lidhjet direkte në facebook nga Çairi në përditshmëri, në opinion shtrohet pyetja ku ishte Arsovka në këto vite për të zgjidhur problemet e shumta të banorëve të Shkupit, duke nisur nga mbeturinat e mungesa e transportit publik. Gjatë fushatës ajo promovoi një sërë projektesh të cilat mbetën vetëm në letër. Arsovska kishte premtuar 5 mega parqe të reja në Shkup, transport publik falas, 5 bulevarde të reja, gasifikim të Shkupit, parkingje më të lira për 25 për qind, lunaparkun më të mirë në Ballkan si dhe 250 autobusë të rinj ekologjik. Por këto dhe shumë premtime të tjera me të cilat ajo fitoi besimin e qytetarëve, mbetën vetëm në letër.

Exit mobile version