Sport

Mesi është gati t’ia rrëmbejë një rekord Kristiano Ronaldos në Botërorin e klubeve

Sfida mes Lionel Messit dhe Kristiano Ronaldos vazhdon, madje mund të ketë një tjetër kapitull në Botërorin e ri për Klube.

Duke marrë parasysh kompeticionin vjetor me këtë emër, portugezi kryeson me 7 gola të shënuar në 4 edicione ku ka marrë pjesë, ndërsa argjentinasi ka mbetur në kuotën e 5 golave.

Megjithatë, numri i golave të Messit mund të rritet, pasi ai do të zbresë në fushë me Inter Majamin në kompeticionin e kësaj vere, ndërkohë që Ronaldo ka refuzuar të ndryshojë skuadër, duke qenë se Al Nassr nuk do të marrë pjesë në turneun që starton së shpejti në SHBA./alsat.mk

Exit mobile version