Kosovë Lajme

Lëvizje politike: Emra të njohur nga LDK-ja i bashkohen Vetëvendosjes

    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për aderime të reja në radhët e saj në komunën e Prizrenit.

    Sipas një njoftimi për media, VV-së i është bashkuar Behar Begaj, ish-anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij.

    Begaj ka mbajtur për vite me radhë pozitën e Kryetarit të Nëndegës së LDK-së në Zhur dhe ka qenë anëtar i Kryesisë së kësaj partie për katër mandate radhazi.

    Postimi i plotë:

    Aderimi i Behar Begajt dhe bashkëpunëtorëve në Lëvizjen Vetëvendosje – Prizren

    Lëvizja Vetëvendosje në Prizren vazhdon të zgjerohet dhe të fuqizohet me personalitete të rëndësishme dhe figura me përvojë politike dhe organizative. Në këtë frymë, Behar Begaj, një emër i njohur në komunën e Prizrenit, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me një grup të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh të tij.

    Behar Begaj ka mbajtur pozitën e Kryetarit të Nendegës së LDK-së në Zhur, dhe ishte anëtar i Kryesisë për katër mandate të njëpasnjëshme, ka qenë ish-asambleist i Komunës së Prizrenit dhe ish-kryetar i Bashkësisë Lokale në Zhur. Përkushtimi i tij ndaj komunitetit dhe angazhimi politik i dëshmuar në vite, janë vlera të çmuara që tashmë do të kontribuojnë në fuqizimin e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rajon.

    Bashkë me të, në Lëvizjen Vetëvendosje aderojnë edhe shumë bashkëpunëtorë të tij me përvojë dhe përkushtim në jetën publike dhe politike. Emrat e bashkëpunëtorëve që i janë bashkuar Lëvizjes janë:

    1. Sali Nuhiu – ish Kryetar i nëndegës PZ

    2. Islam Omaj – ish anëtar i nëndegës Zhuri

    3. Jetmir Susuri – ish anëtar i nëndegës Zhuri

    4. Ajdin Ademaj – ish anëtar i nëndegës Zhuri

    5. Zamir Begaj – ish nënkryetar i F.Rinor Zhur

    6. Zijadin Omaj – anëtar

    7. Uran Krasniqi – anëtar

    8. Qendrim Krasniqi – anëtar

    9. Nderim Begaj – anëtar

    10. Alban Omaj – anëtar

    11. Bekim Vezaj – anëtar

    12. Ilami Susuri – anëtar

    13. Sabri Susuri – anëtar

    14. Flamur Gashi – anëtar

    15. Floridan Begaj – anëtar

    16. Ismet Kyqyku – anëtar

    17. Shaban Susuri – anëtar

    18. Sami Kurtaj – anëtar

    19. Vezir Omaj – anëtar

    20. Arif Islami – anëtar

    Ky aderim është dëshmi e besimit dhe vlerësimit që strukturat dhe individët me përvojë kanë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Ky hap i rëndësishëm përforcon strukturat e Lëvizjes në Prizren dhe është një garanci për një angazhim edhe më të fuqishëm në shërbim të qytetarëve.

    Mirë se erdhët në Lëvizjen Vetëvendosje!