Për të 18-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Edhe në seancën e së hënës u refuzua formimi i një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit – një procedurë e propozuar më 1 maj nga kryesuesi Avni Dehari, pasi kandidatja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, nuk siguroi shumicën e nevojshme në disa raunde votimi.
Propozimi për votim të fshehtë është kontestuar nga partitë opozitare të legjislaturës së kaluar, të cilat e kanë çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.