Lajme Shqipëri

Kryetari i PD Sali Berisha nisi fushatën elektorale në qarkun e Elbasanit

I shoqëruar nga ekipi i kandidatëve për deputet të koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Berisha u uroi shqiptarëve Ditën e Verës, duke nënvizuar se ndryshimi është afër.

“Kjo ditë frymëzon çdo shqiptar që me 11 maj të ndahet nga ky regjim që i varfëroi ata gjer në palcë.Unë i uroj të gjithë deputetët gëzuar Ditën e Verës. Sa i përket deputetit që thatë ju, ai bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe shkoi në punën e vet, nuk kam çfarë të them bëri gabim, por prapë ka kohë ta mendojë”, tha kreu i PD-së,Berisha.

Lideri i opozitës Sali Berisha i kërkoi ekipit të kandidatëve për deputetë në Elbasan që të fokusohen gjatë fushatës vetëm tek programi elektoral i PD.

“Çdo fjali, çdo fjalë, çdo bisedë, ju do shpalosni programin e PD. Kurrë mos u lodhni me këtë. Ju do i thoni çdo qytetari që ne do vendosim minimumin jetik 200 euro. Me 200 euro, varfëria ekstreme nuk ekziston. Dhe po të merrni vendet e BE, ato nuk kanë varfëri ekstreme. Sepse këto japin pikërisht këtë”, theksoi Berisha.

Berisha kërkoi nga ekipi i PD në këtë qark që të bëjnë gjithçka për të afruar çdo zë opozitar dhe çdo qytetar që është kundër kryeministrit Edi Rama, duke përsëritur rëndësinë e bashkimit në diversitet.

Exit mobile version