Pas tragjedisë me zjarrin në diskotekën “Puls”, ku tragjikisht humbë jetën 59 persona, dorëheqje të parevokueshme ka dhënë kryetari i komunës së Koçanit, Lupço Papazov. Nëse ka ndonjë bazë për përgjegjësinë time, thotë Papazov, i bëj thirrje Prokurorisë që ta hetojë dhe të veprojë në përputhje me ligjin.
“Në këto momente të vështira për vendin tonë dhe për mua personalisht, dua të njoftoj se po dorëzoj dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Komunës së Koçanit. Kjo humbje është e madhe! Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë të gjithë. Dështimi për të vepruar është gjithashtu një përgjegjësi. Të gjitha detajet duhet të hetohen, të gjitha lëshimet duhet të gjenden dhe të gjithë personat që kontribuan në këtë tragjedi duhet të mbajnë përgjegjësi. Unë vihem plotësisht në dispozicion të institucioneve. Edhe pse sipas ligjit nuk kam pasur autoritet të drejtpërdrejtë në këtë rast, jam i gatshëm t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve për gjithçka, si dhe për veprimet e mia personale”, shkruan Papazov në rrjetin social Facebook. Papazov është kuadër i partisë në pushtet VMRO-DPMNE.