Sport

Kroati nuk mori frymë për 29 minuta nën ujë – theu rekordin Guinness

    Në Opatia, sportisti i njohur kroat Vitomir Mariçiq theu rekordin Guinness në mbajtjen statike të frymës.

    Ai qëndroi pa ajër për 29 minuta, 3 sekonda dhe 7 të qindtat.

    Mariçiq vendosi rekordin e ri në hotelin “Bristol” në Opatia, sot më 14 qershor, pikërisht në mesditë.
    Përpjekja për thyerjen e rekordit është pjesë e një projekti më të gjerë për promovimin e sporteve ekstreme, shtyrjen e kufijve njerëzorë dhe shpirtit sportiv kroat.
    Ngjarja gjithashtu synon të tërheqë vëmendjen ndaj problemeve që lidhen me ruajtjen e deteve dhe oqeaneve.