Lajme Maqedoni Uncategorized

Kreshnik Bekteshi ende është në stacion policor, BDI: Ai nuk ka lejuar dhënien e licencës

    Ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi edhe pas më shumë se 16 orësh uështë në stacion  ku mbrëmë është thirrur në bisedë informative lidhur me zjarrin në klubin e  natës në Koçan, konfirmon MPB. Zëdhënësi i  BDI-së , Arbër Ademi, pohon se  se ish-minsitri i Ekonomisë nuk ka lejuar dhënien e licencës për klubin e natës në Koçani, pasi objekti nuk i ka plotësuar kushtet dhe se nuk kishte asnjë licencë në regjistrin e Ministrisë dhe as administrata nuk e ka përgatitur një licencë të tillë në vitin 2024.

    “Në mars të vitit 2024, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nuk ka lejuar dhënien e licencës për një lokal nate për shkak se objekti nuk i plotësonte kushtet; nuk kishte asnjë licencë në regjistrin e Ministrisë dhe as administrata nuk e ka përgatitur një licencë të tillë në vitin 2024. Pse objekti ka funksionuar pa licencë deri në mars 2025, përgjigja duhet kërkuar në vendin ku duhet kërkuar dhe marrë përgjegjësi dhe llogari për këtë tragjedi”, tha zëdhënësi I BDI-së, Arbër Ademi.

    Nga partia e integristëve paralajmeruan se në ditët në vijim do të publikojn  dokumentacione dhe prova se kush, si dhe në çfarë mënyre e ka lejuar të ndodhë kjo tragjedi. Provat që pretendon se i posedon BDI, do ti dorëzojn në Prokurorinë Publike që e njejta të nisë procedure për përgjegjësi penale për personat dhe institucionet kompetente.