Lajme Maqedoni

Koçani në zi, varrosen 30 viktimat e tragjedisë 

     

    U përcolli për në banesën e fundit 30  viktimat nga Koçani nga 59 që humbën jetën nga zjarri në diskotekën Pulse herët në mëngjesin e së dielës. Viktimat e tjera janë varrosur në Shkup, Shtip dhe Obleshevë.

    Të ndjerëve, shumë prej të cilëve të rinj, ju dha  lamtumira e fundit nga familjaret  të afërmit dhe bashkëqytetarë e tyre… Një numër i madh ekipesh mjekësore dhe ujë të pijshëm u vendosën në vendvarrim dhe përreth. Në këtë qytet asgjë nuk punonte.Përveç qytetarëve të Koçanit, në varrim ishin të pranishëm shumë qytetarë nga qytete të tjera të po ashtu ndanë dhimbjen e thellë me familjet që humbën më të dashurit e tyre.

    Në Shkup sot janë varrosur anëtarët e grupit ADN që humbën jetën nga zjarri. Këngëtari i grupit, Andrej Gjorgjieski, është varrosur në varrezat e qytetit të Butelit, ndërsa anëtarja e grupit dhe profesoresha në Fakultetin e Muzikës , Sara Projkovska, është varrosur në varrezat e Lisiçes. Varrimi i muzikantit të ri nga Strumica, bateristi i grupit, Gjorgji Gjorgjiev, bëhet në varrezat e qytetit në Strumicë. Në Shtip janë varrosur Filip Stevanovski, Aleksandar Kolarov dhe Aleksandar Efremov, të cilët ishin gjithashtu pjesë e grupit.

    Nga zjarri në diskotekën e Koçanit humbën jetën 59 persona të moshës 16 deri në 48 vjeç. Numri më i madh i të vdekurve ishin të moshave 24 deri në 26 vjeç.